Aktualitet

Aksidentoi me makinë biçiklisten 20-vjeçare, autori largohet nga vendi i ngjarjes








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:20 - 24/06/20 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm në rrugën Teodor Keko, ku një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar biçiklisten me iniciale M.Gj., 20 vjeçe.


Fatmirësisht vajza ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.


Autori është larguar menjëherë nga vendi ku ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:


Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.06.2020, rreth orës 10:30, në rrugën “Teodor Keko” një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes biçiklisten M.Gj., 20 vjeçe, e cila u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,

Pas