Kukës – Një 38-vjeçar është vendosur në pranga pasi nën drejtimin e makinës tip “Volkswagen”, ka përplasur e plagosur një të mitur.
Bëhet fjalë për të identifikuarën me inicialet M.O., i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja ndonëse arratia nuk ka zgjatur shumë.
Ndaj të riut rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Ndërkohë, i mituri me inicialet V.C. ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal Kukës, dhe është larguar për në banesë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Etiketa: arrestohet 38-vjecari, Kukës, plagosi te miturin