Aktualitet

Aksidentoi një të mitur që lëvizte me biçikletë, arrestohet 37-vjeçari





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:37 - 23/06/20 |
mapo.al

Një 37-vjeçar, i identifikuar me inicialet A.D., është arrestuar nga policia, pasi ka aksidentuar me makinë një 9-vjeçar, i cili po lëvizte me biçikletë.


I mituri ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Njoftimi i policisë:


Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: A. D., 37 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës, pasi ka aksidentuar shtetasin e mitur E.Gj., 9 vjeç (biçiklist), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas