Irina Vetere, kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli në momentin kur shkaktoi aksidentin që u mori jetën të rinjve Ergi Skënderi dhe Xhulio Kaja, në 30 qershor të këtij viti.
Vajza u arrestua katër ditë më vonë pasi përfundoi në spital me disa plagë. Ajo ndodhet në burgun e grave në Modena që prej mëngjesit të 4 korrikut. Avokati mbrojtës thotë se ajo është e shkatërruar pas gjithë kësaj që ndodhi.
“Unë jam shumë afër familjes së këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina Vetere nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.
Avokati mbrojtës thotë se 30-vjeçarja e lindur në Rusi dhe me profesion mjeke, nuk mendon asgjë tjetër përveç momentit tragjik të aksidentit që u regjistrua në të gdhirë të 30 qershorit.