Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të riun, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:10 - 31/03/21 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 32-vjeçarin P.P., i cili një ditë më parë ka aksidentuar një të ri i cili udhëtonte me motor. Për pasojë, ky i fundit humbi jetën.






Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në rrugën ‘Bardhyl’. 27-vjeçari E.Ç., pas aksidentit u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.


Njoftimi i Policisë së Tiranës







“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;



P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital.” – thuhet në njoftimin e policisë.



LEXO EDHE: 

Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas motorin, ndërron jetë 27-vjeçari

1


Etiketa: , ,

Pas