Aktualitet

Aksidentuan për vdekje të riun me motor, arrestohet polici dhe vëllai i tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:02 - 22/07/21 |
mapo.al

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë arrestuar një efektiv policie, së bashku me vëllain e tij, pasi aksidentuan për vdekje një të ri një zonën e Kamzës.






Në pranga ka rënë inspektori me iniciale R.M 20 vjeç dhe vëllai i tij, 22-vjeçari me iniciale M.M.


Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes”, thuhet në njoftim.







Njoftimi i SHÇBA:



Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestuan në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor R.M., 20 vjeç, punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë, dhe vëllain e tij shtetasin M.M., 22 vjeç.



Arrestimi u krye pasi duke qarkulluar me mjetin tip “Benz” në rrugën “Teuta”, në drejtim të rrethrrotullimit të Frutikulturës, Kamëz, sot rreth orës 00:15 aksidentuan mjetin motoçikletë tip “Suzuki”, me drejtues një 26-vjeçar, i cili ka humbur jetën menjëherë si pasojë e përplasjes.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Pengimi për zbulimin e të vërtetës”.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

1



Pas