Aktualitet

Aksion anti-drogë në Krujë, kontrolle nga toka dhe ajri (Video)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:18 - 16/05/20 |
mapo.al

Policia e Krujës, ajo e Durrësit dhe FNSH nga Tirana kanë zhvilluar kontrolle masive për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Krujës.


Gjatë kontrollit masiv, shërbimet e Policisë kanë përdorur disa dronë për të kontrolluar territorin. Si rezultat i kontrolleve me dronë, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh u evidentuan dhe u shkatërruan 59 sera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.


Po ashtu, policia bën të ditur se po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.




Etiketa: , , ,

Pas