Një aksion i madh është duke u zhvilluar prej mbrëmjes së djeshme nga FNSH-ja dhe Policia e Shtetit në Elbasan. Burimet bëjnë me dije se aksioni është shtrirë në Pajovë dhe Papër, ndërsa deri më tani janë marrë në pyetje dhe janë shoqëruar 10 persona.
Operacioni synon që të vërë në pranga bashkëpunëtorë të Ylber Ademit, i cili u arrestua pak ditë më parë, dhe iu sekuestruan 16 pistoleta, 4 kallëp e dyshuar lëndë plasëse si dhe telefona celulare.
Informacioni për Ademin është marrë nga policia që më 24 qershor 2019. Policia e ka mbajtur në vëzhgim Ylber Ademin për të bërë të mundur zbardhjen e personave të cilët mund të kishin porositur armët.
Lexo edhe:
Trafikonte armë dhe eksploziv nga Serbia, kapet kosovari në Elbasan