Aktualitet

Aksion në errësirë, policia “kreh” Elbasanin, kontrolle për armë






               Publikuar në : 23:38 - 18/07/19 |
mapo.al

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia lokale e Elbasanit kanë ndërmarrë një operacion të gjerë orët pasdites së kësaj të enjte.


Mësohet se rreth 30 magazina dhe ambiente të ngjashme u janë nënshtruar kontrolleve të befasishme për lëndë narkotike, armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.

Kontrollet janë kryer edhe pranë zonës ku u modifikuar furgoni i grabitësve të Rinasit.

Lajmi konfirmohet për mediat nga burime nga Elbasani ndërsa ende nuk ka të dhëna për rezultatet e operacionit në fjalë.


Etiketa: ,

Pas