Sunday, July 3, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Aksion në Lezhë – Arrestohen 2 persona, shpallet në kërkim një tjetër, si u zbuluan trafikantët

by mapo.al
29/10/2020
in Aktualitet, Kronika
0

Lezhë – 2 persona janë vendosur në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për të identifikuarit me inicialet N. T. (32  vjeç), Z. M. (30 vjeç) – banues në Lezhë – dhe K.K. (25 vjeç), banues në Barbullojë.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative, se një makinë po transportonte drogë nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin drejt Malit të Zi, Policia konstatoi në aksin rrugor Milot-Lezhë 25-vjeçarin K.K. me makinën tip “Golf”.

Ndonëse shërbimet e Policisë i bënë shenjë të ndalonte, drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi, duke braktisur më tej makinën në një servis në fshatin Tresh.

Policia gjeti dhe sekuestroi 21 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa nga hetimet paraprake rezultoi se N.T. dhe Z.M. ishin bashkautorë të K.K. dhe i paraprinin rrugën për ta njoftuar në rast se do të konstatonin pika kontrolli.

Në përfundim të veprimeve, këta dy shtetas u arrestuan në flagrancë për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në bashkëpunim, dhe iu sekuestrua krahas automjetit me të cilin udhëtonin, 56 gramë kanabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni i koduar “Transportuesi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe forcën e posaçme “Shqiponja”.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe 2 automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi, shërbimet policore në DVP Lezhë organizuan dhe finalizuam operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32 vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. K.,u gjetën dhe sekuestruan 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Tags: aksion policorarrestohen 2 personadrogëLezhëshpallet ne kerkim 1 person

JU SUGJEROJME

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
Bota

Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes

03/07/2022
Zelensky: Ukraina do të sjellë viza për qytetarët rusë
Bota

Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës

03/07/2022
Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona
Bota

Aksident fatal/ Autobusi i mbushur me njerëz bie në greminë, lëndohen 19 persona

03/07/2022
E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona
Aktualitet

E rëndë në Tiranë / Ushtruan dhunë ndaj grave, arrestohen dy persona

03/07/2022
Next Post
“Opozita po luan ping pong” – Manastirliu: Do të përfshijmë testin e shpejtë anti Covid

"Opozita po luan ping pong" - Manastirliu: Do të përfshijmë testin e shpejtë anti Covid

No Result
View All Result

     


Më Të Lexuarat

  • Çfarë po prodhon shpejtësia e re e integrimit për Ballkanin Perëndimor?
  • Amnistia fiskale është një komardere për qeverinë, jo për ekonominë!
  • Tenton me mish e me dhëmbë për ti shpëtuar arrestimit, burri përfundon në det: Më lini të vdes
  • Zelensky bën thirrje për ndihmë në rindërtimin e Ukrainës pas mbarimit të luftës
  • Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, njihuni me partnerin e saj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In