Tre persona janë vendosur në pranga gjatë natës së djeshme në Shkodër, pas një aksioni të RENEA-s.
Aksioni është shtrirë në disa lokale nate dhe lojëra fati, ku është sekuestruar edhe lëndë narkotike, kanabis dhe kokainë. Deri më tani, janë shoqëruar mbi 10 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me ngjarje kriminale të ndodhura më herët në Shkodër.
Nuk dihet ende identiteti i personave të arrestuar dhe shoqëruar nga policia, ashtu sikurse edhe veprat penale për të cilat akuzohen.