Aktualitet

Aksioni i IKMT/ Shembja me 88 kg tritol e pallatit 12 katësh në Durrës (VIDEO)






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:32 - 20/09/20 |
mapo.al

Instituti Kombëtar për Monitorimin e Territorit njofton se ditën e sotme ka kryer për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Gjatë aksionit janë përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse.



Njoftimi nga IKMT:


Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer sot për herë të parë një procedurë për shembjen e një godinë 12 katëshe në Durrës. Duke perdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima) specialistët e IKMT, kanë kryer shpërthime në të gjitha katet e brëndshme të godinës.



Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qënë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi dhe ishte e pamundur që objekti të shëmbej me menyrat e zakonshme. Kjo ishte faza e dytë e punës në këtë ndërtese.



Pallati 12 katesh, i cili ka qënë i banuar, ka pësuar anim në njërin krah pas tërmetit te 26 nëntorit te vitit të kaluar. Deri tani në Durrës, IKMT ka shëmbur mbi 100 objekte të lartë.

(Ne foto kryeinspektorja e IKMT, Dallendyshe Bici, gjatë inspektimit të objektit 12 katësh, pak përpara shpërthimeve)


Etiketa: , , ,

Pas