Aktualitet

Aksioni i opozitës, Palushi: Do të doja të shihja më shumë protesta







               Publikuar në : 22:40 - 15/07/19 |
mapo.al

Kryeredaktori i Gazetës Mapo, Enton Palushi i ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Faxnews, analizon situatën politike që po kalon vendi. Duke komentuar aksionin politik të opozitës, Palushi tha se mbështet vazhdimësinë e protestave si momenti kyç dhe përcaktues edhe për të ardhmen e vendit.


“Botërisht nuk është se ka një shije të madhe të njerëzve për të protestuar. Me kalimin e kohës, siç thonë edhe mjaft autorë që kanë ndjekur protestat, nuk është se po sjellin ndryshim. Unë do të doja të shihja më shumë protesta si ajo e studentëve. Ne jemi të zemëruar por duke qenë se e konsumojmë zemërimin online, duket sikur mbaron ajo energji. Protesta e studentëve ishte shumë e madhe, dikush mund ta vidhte kauzën, ata pranuan të marrin ato gjërat minimaliste si fasadat e konvikteve, ca gjëra të vogla, pra e kufizuan aksionin për të mos ua marrë kush”, u shpreh Palushi.

Refuzimi i 30 qershorit nga qytetarët, thotë Palushi, duhet të lexohet nga të gjithë krahët e politikës. Djegia e mandateve nga opozita, vijoi ai, është gjithashtu një formë demokratike përballë faktit kur kërkohet garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Edi Rama është i kapur në përgjime. Sot kemi një provë të fortë”.

Palushi ndalet edhe te Samiti i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, prej të cilit Shqipëria doli duar bosh.

 “Rama flet se është tre hapa para… Por në cilin drejtim? Atë të mirëqeverisjes? Gara është kush qeveris më mirë. Ne na kanë mësuar në gazetari gjërat e thjeshta janë më të vështira për t’u bërë. Procesi i Berlinit nisi në 2014-ën duke pasur si qendër Tiranën dhe Beogradit, dhe sot ka Shkupin e Sofjen. Si ka mundësi që ndodhi kjo?” 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas