IKMT do të prishë 33 banesa në zonën e Unazës së Re, pranë Sheshit “Shqiponja”. Sot është parashikuar që të prishen 8 ndërtesa, të cilat janë shpronësuar nga qeveria.
IKMT thotë se nga 33 banesa, 21 janë shpronësuar, ndërsa pjesë tjetër janë skualifikuar nga procesi legalizimit
Reagimi i IKMT:
IKMT nis aksionin tek “Astir”
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mengjesin e sotëm prishjen e një sërë objektesh në zonën e “Astirit”, për projektin e Unazës së Madhe së kryeqytetit, Loti I. Janë 33 objekte që do të prishen, prej të cilave 21 janë shpronësuar, ndërsa të tjërat janë skualifikuar nga procesi i legalizimit. Objektet variojnë nga një deri në katër kate. IKMT mbështet në këtë aksion nga policia e shtetit.
Ndërkohë ka reaguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili thotë se partitë e ngritura mbi kulturën e zaptim-bllokimit janë në pikiatë.
“Nese ke marre parate apo perqindje ne pallat, eshte e arsyeshme ta ndalosh sabotimin e Tiranes!
Partite e ngritura mbi kulturen e zaptim-bllokimit ne pikiate!”, – shkruan Veliaj.
Lexo edhe:
Gaz, bomba molotov dhe Forca Speciale, çfarë po ndodh pranë Astirit