Aktualitet

Aksioni në Veri, Brnabiç-ndërkombëtarëve: Ndaloni politikën e çmendur të Kurtit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:01 - 13/10/21 |
mapo.al

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar që ka ndodhur ditën e sotme në Mitrovicë pas një aksioni policor.






Ajo e vlerëson këtë aksion në veri kundër mallrave të kontrabanduara, si një nismë që ka të bëjë me politikën e çmendur të Kurtit.


Ajo u bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin.







“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, NATO-s dhe KFOR-it, që të reagojnë urgjentisht dhe të frenojnë Albin Kurtin. Situata është më shumë se dramatike dhe ky është momenti i fundit në të cilin nevojitet një reagim i qartë për të ndaluar politikën e çmendur të ndjekur nga Prishtina. Sjellja e tillë i ka tejkaluar të gjitha masat dhe kjo na çon në prag të kaosit“, u shpreh kryeministrja serbe.

Lexo edhe :  Katër persona humbi jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë



1




Etiketa: , , ,

Pas