Kreu i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një mbledhje me aleatët në selinë blu këtë të mërkurë.
Të pranishëm në këtë takim janë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR, Fatmir Mediu, Vangjel Dule i PBDNJ, Nard Ndoka i PDK dhe Agron Duka i PAA.
Në fokus të këtij takimi është aksioni i ardhshëm opozitar. Partitë opozitare kanë vendosur që të mos protestojnë deri në datën 15 tetor, kur edhe BE pritet të vendosë zyrtarisht për çeljen e negociatave me Shqipërinë.