Aktualitet

Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Gjermania: Prokuroria Speciale, organ i drejtësisë kosovare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 26/06/20 |
mapo.al

Akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të reagojnë edhe kancelaritë e Bashkimit Europian. Peter Bejer dhe Kristian Shmid janë deputetë në Bundestagun gjerman dhe njëkohësisht reporterë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe kanë bërë një deklaratë ku qartësojnë pozicionin e Gjermanisë në këtë ngjarje dhe të vetë Bashkimit Europian.


Në një deklarate të tyre thuhet se: “Për ne është me shumë rëndësi të nënvizojmë se Prokuroria Speciale qe ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, në fakt është pjesë integrale e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Këto institucione janë krijuar nga vetë Kosova. Gjykata nuk është një trupë ligjore e huaj që po vendos mbi qytetarët e Kosovës.


Si një pjesë integrale e sistemit të drejtësisë kosovare, ajo ndjek krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit nga individë gjatë luftës. Duam të sqarojmë se në fakt nuk po ndiqet penalisht lufta për pavarësi e Kosovës dhe as Ushtria Çlirimtare e Kosovës në bllok. Kjo duhet të jetë shumë e qartë për këdo që ka aluduar këto ditë se po hidhet baltë mbi luftën Çlirimtare të Kosovës dhe UÇK.  


Ne e kuptojmë se segmente të veçanta në Kosovë po përpiqen të përhapin propaganda false në një mënyrë që të perceptohet se zyra e Prokurorit të Specializuar është një trupë e huaj dhe që po përpiqet të luftoje ndaj UÇK si e tërë. Kjo nuk është e vërtetë. Aq më tepër, kjo nuk reflekton punën në vazhdimësi të Gjermanisë dhe të komunitetit ndërkombëtar që po ndihmojnë në punën e kësaj dhome speciale të Prokurorisë në Kosovë dhe kjo është mirëkuptuar dhe pranuar nga të gjithë politikanët në Kosovë.


Rehabilitimi i të shkuarës së një kombi sidomos të krimeve të mundshme të luftës dhe kundër njerëzimit janë të domosdoshme për pastrimin e imazhit kushdo qoftë ai që i ka kryer këto krime. E vërteta është gdhendur nga populli i Kosovës dhe askush tjetër. Dhe ata presin që edhe liderët e tyre ta pranojnë këtë. Ashtu siç po bën Gjermania dhe Bashkimi Europian”, përfundon deklarata.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas