Nën akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së do të dalin këtë javë të dëshmojnë përpara Gjykatës Speciale të Hagës.
I pari që do të dalë është Jakup Krasniqi, në orën 11:00 të paradites, ndërsa ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë përpara Gjykatës Speciale në orën 15:00.
Seancat do të pasohen nga ajo e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli ( të martën, në orën 15:00), dhe e Rexhep Selimit (të mërkurën, në orën 11:00).
Sikundër njofton Gjykata Speciale, këto seanca do të jenë publike.
Risjellim në vëmendje se Thaçi dhe Veseli komunikuan dorëheqjen nga postet e tyre, pak pasi u nisën drejt Hagës, nën argumentin se preferojnë të përballen me drejtësinë si qytetarë të thjeshtë.