Aktualitet

Aktakuzat e Hagës për Thaçin e Veselin, Vuçiç: Të jemi të përmbajtur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 26/06/20 |
mapo.al

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka komentuar për herë të parë aktakuzën e paraqitur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerëve.


Vuçic deklaroi se gjëja me e rëndësishme për Serbinë është të tregojë përmbajtje.


“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, është shprehur ai


Vuciç i bëri deklaratat në Bruksel ku po takohet me zyrtarë të lartë evropianë. Ndërkaq, më herët gjatë ditës së sotme reagoi edhe vetë presidenti Thaçi, i cili tha se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara.


Thaçi njoftoi po ashtu se më gjatë për këtë çështje do të flasë të dielën në një konferencë.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas