Kryesore

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama: Sikur i drejtohen një regjimi kriminal





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:39 - 25/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama thotë se u trondit nga aktakuzat e ngritura nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte. Sipas tij, teksti ishte skandal dhe ngjason sikur i drejtohet një regjimi kriminal.


“Ajo çka mua më ka indinjuar thellë dhe më ka bërë që ndoshta për herë të parë, të mos gjej dot fjalët për t’u shprehur. Ai tekst mu duk përtej shumë, përtej fillimit të kërkimit të drejtësisë lidhur me çfarë presupozohet ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit të saj.


Sa shumë njerëz që nuk e kanë idenë e përgjithshme jo më detajet e historisë që kanë lexuar atë tekst, kanë menduar dhe kanë ndjerë jo si për dy themelues të UÇK-së, por si dy pjesëtarë të një regjimi kriminal.


A thua se po flitet për Serbinë dhe regjimin serb dhe jo sikur po flitet për udhëheqësit e një vendi që ishte viktimë e regjimit të një agresioni. Kjo ishte ajo që më ka tronditur. Pa marrë parasysh edhe faktin se si mund të flitet për të vrarët duke folur për shuma të përgjithshme, rreth 100, jopo rreth 1 mijë.


Flitet për obstruksion, apo përpjekje për pengim që është një hata më vete. Unë jam dëshmitar i disa bisedimeve dhe i një bashkëbisedimi që kam zhvilluar me Hashim Thaçin, Isa Mustafën në Prishtinë kur diskutohej pikërisht futja në rendin e ditës dhe votimi i tribunalit special dhe e di shumë mirë që të dy udhëheqësit në fjalë, ishin absolutisht pa rezervë për ta mbështetur këtë nismë, nismë që vinte nga jashtë dhe nga ana tjetër kishin problemin e mungesës së kuorumit për ta bllokuar. Ky tekst është një skandal”, tha Rama për “Rubikon” në KlanKosova në Prishtinë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas