Aktualitet

Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, Berisha: Nuk zbehin luftën çlirimtare të Kosovës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:29 - 24/06/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas akuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PD-së Kadri Veseli.


Berisha thotë se akuzat ndaj individëve nuk e zbehin luftën çlirimtare të Kosovës.


“Akuzat ndaj individëve të veçantë nuk mund të zbehin luftën çlirimtare të Kosovës si faqen më të ndritur të qëndresës shqiptare për liri e dinjitet kombëtar, që nga luftërat e Skënderbeut.


Uroj që të akuzuarit të provojnë para botës pafajësinë e tyre. Vlerësoj vendimin e z.Thaçi për të mos përfaqësuar Kosovën në takimin e Uashingtonit” – shkruan Berisha.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas