Sunday, March 26, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Akti Normativ për furnizimet nga jashtë dhe çmimi i ushqimeve, çfarë vendosi sot qeveria

by us er1
11/05/2022
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0

Qeveria ka vendosur që t’u dalë garant në kredimarrje kompanive të mëdha që importojnë ushqime për të mos krijuar krizë furnizimi me ushqime, në tregun vendas.

“Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg”, thuhet në vendimin e qeverisë.



Përmes një ndryshimi të bërë sot në Aktin Normativ të miratuar disa javë më parë, nis të funksionojë  edhe Bordi i Transparencës për Ushqimet, ndërsa qeveria i del garant kompanive importuese përmes kredive sovrane në rastet kur duhet që ato të financojnë operacionet e tyre tregtare. Nëse nuk zbatojnë vendimin, parashikohen penalitete.

Ndryshimi i sotëm parashikon situatën kur kompanive iu duhet që të mbajnë rezerva ushqimore deri në tre muaj për të garantuar furnizimin pa ndërprerje të tregut.

Neni 2 i Aktit Normativ, ishte:

Masat me karakter detyrues

Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.

Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg. Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë. Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre produkteve nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit të Mbrojtjes.

Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë

Neni 2 i Aktit Normativ bëhet:

Masat me karakter detyrues

Të gjitha subjektet, që importojnë dhe/ose prodhojnë produkte, objekt i këtij akti normativ, janë të detyruara të marrin masa dhe të ofrojnë furnizim të pandërprerë, në përputhje me vendimet e Bordit.

Të gjitha subjektet që tregtojnë produkte me shumicë, objekt i këtij akti normativ, të nevojshme për furnizimin e popullatës, janë të detyruara të marrin masa për mbajtjen e rezervave që tregtojnë, për një periudhë 3-mujore ose në përputhje me jetëgjatësinë e produktit, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg. Produktet e blera, me qëllim furnizimin e popullatës, në rastet kur me përfundimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, nuk janë shitur në tregun e lirë, mund t’i shiten Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit, me kërkesë të subjektit dhe sipas faturës me të cilën këto produkte janë blerë. Rregullat dhe procedurat për blerjen e këtyre produkteve nga Drejtoria e Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të ministrit përgjegjës për financat dhe ministrit të Mbrojtjes.

“Për mbajtjen e rezervave sipas kësaj pike, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, Këshilli i Ministrave miraton garanci shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si dhe kushtet e kriteret e marrëveshjes tip të garancisë dhe marrëveshjes tip të mirëkuptimit.”

Mosmarrja e masave nga subjektet private, sipas përcaktimeve të pikave 1 dhe 2, të këtij neni, dënohet sipas shkronjave “a” dhe “b”, të nenit 7, të këtij akti normativ, dhe këto subjekte përjashtohen nga procedurat e prokurimit publik për një periudhë 3-vjeçare nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Të gjitha institucionet shtetërore, që do të zhvillojnë procedura prokurimi për produktet e miratuara me vendim Bordi, duhet të mbajnë në konsideratë parashikimet e këtij akti normativ, gjatë gjithë kohëzgjatjes së situatës së veçantë./Liberale.al/

Tags: akti normativQeveriaushqimet

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard

24/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Next Post
Austin: Putini nuk dëshiron të përballet me NATO-n

Austin: Putini nuk dëshiron të përballet me NATO-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In