Juristja Adriana Kalaja u shpreh se në ditët në vijim do të depozitohen në SPAK edhe 4 kallëzime të tjera. Paditë do ngrihen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe zëvendësit të tij Arbjan Mazniku.
“Të arrestohen Erion Veliaj dhe Arbi Mazniku. Kërkesat e sotme janë bërë në vazhdën e dy kallëzime që kemi bërë.
Në ditët në vijim po përgatit edhe dosje të tjera penale, shumë shpejt do i cojmë para SPAK-ut. Njëra nga këto është vrasje e mbetur në tentativë ndaj ministrit të Brendshëm, Erion Veliajt dhe drejtorit të policisë. Kallëzimi i dytë ndaj kryetarit të bashkisë, kryetarit të këshillit bashkiak, për prishjen e objektit.
Kallëzimi i tretë për ministren e Kulturës dhe Çulin që kanë kryer një masakër për inventarët duke varrosur arkivën nën rrënoja. Edhe KLSH-ja po përgatit një kallëzim penal ndaj kryebashkiakut”, tha ajo.
Lexo edhe:
Artistët protestë te SPAK: Shembja e Teatrit ishte tentativë për vrasje