Aktualitet

Aktivizohet vullkani në ishujt Kanarie, evakuohen banorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 19/09/21 |
mapo.al

Një vullkan ka shpërthyer  në ishullin La Palma në Kanarie, duke shkaktuar një re të madhe tymi.






Shpërthimi i vullkanit “Cumbre Vieja”  u parapri nga një tërmet i vogël, i cili u ndje më së shumti në zonën Las Manchas të El Pasos.


Valët sizmike të shkaktuara nga aktiviteti vullkanik filluan një javë më parë dhe kishin alarmuar disa bashki në ishullin e Kanarieve.







Instituti Gjeografik Kombëtar ka regjistruar më shumë se 6,600 tërmete të vegjël në zonën Cumbre Vieja, në jug të ishullit.



Autoritetet kishin shpallur nivelin e alarmit “të verdhë”  për bashkitë Fuencaliente, Los Llanos de Aridane, El Paso y Mazo, ku banojnë rreth 35,000 banorë.



Për momentin, vetëm 40 persona me lëvizshmëri të kufizuar që jetojnë në fshatrat fqinjë dhe kafshë nga fermat përreth janë evakuuar.

25


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas