ShowBizz

Aktori flet për vajzën, tregon vështirësitë e një prindi në karrierë






               Publikuar në : 13:11 - 12/09/19 |
mapo.al

Aktori Roland Saro ka folur për të parën herë për vogëlushen e tij Mjalta. I ftuar sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”, Saro tregoi vështirësitë e një prindi i cili është gjithnjë i zënë me punë.


“Mjalta lindi në pranverë, në muajin Prill. Ishte një periudhë shumë e ngrohtë. Plus kësaj, ishte dhe një periudhë që bëj gjithmonë turneun, që jam shumë i ngarkuar me lëvizjet dhe shfaqjet. Është sipërmarrje goxha e madhe turneu i Portokallisë nëpër Shqipëri. Në atë periudhë jam detyruar për gati një muaj e gjysmë ndoshta, të mos e shoh fare”-u shpreh Saro.

Aktori ceku më tej edhe largimin e gruas dhe vogëlushes së tij në drejtim të Amerikës. I pyetur se si ndihet për këtë, Saro e pati të pamundur të japë një përgjigje, duke lënë të kuptohet se po e përjeton me mjaft dhimbje.

“Kjo gjë më ka bërë që ta dua dhe të mësohem me këtë lloj largësie, sepse do ju zbuloj edhe një sekret tjetër, që nu ke kisha thënë deri tani, por meqenëse erdhi momenti…Mjalta të enjten niset për në Amerikë, sepse është bërë me dokumenta amerikane dhe unë do ngelem përsëri vetëm, këtu në mes të Shqipërisë tonë të dashur”-u shpreh ai.


Etiketa:

Pas