Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Aktori Guljelm Radoja në gjendje kritike për jetën, intubohet në Tiranë

by mapo.al
04/05/2021
in Aktualitet, ShowBizz
0

Pas më shumë se një muaji i shtruar në spitalin e Durrësit, aktori Guljelm Radoja është sjellë në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Mësohet se aktori është futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Pak javë më parë, djali i tij, Redi Radoja, tha se gjendja e artistit është rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

“Tani më kanë njoftuar që nuk është mirë. Ai i ka mushkëritë tepër të rënduara. Duhet t’i ketë pasur rëndë edhe para kovidit. Mbase kjo sëmundje po shfaq disa të fshehta të shëndetit të tij që nuk diheshin më parë. Prej dy javësh ai është në reanimacion.

 Tani presim që natyra të bëjë punën e vet. E kam takuar më tepër kemi shtrënguar duart nuk kam dashur ta lodh. Është e vështirë ta shohësh prindin në atë gjendje”, tha i biri i aktorit.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Ëedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

Tags: Guljelm Radoja

JU SUGJEROJME

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Identifikohen dy shqiptarët që u gjetën të plagosur në mes të rrugës në Itali
Aktualitet

Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali

25/06/2022
Next Post
Denoncimi te Berisha: Rrahman Rraja me vilë luksoze në Qafë Shtamë

Denoncimi te Berisha: Rrahman Rraja me vilë luksoze në Qafë Shtamë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In