Skenaristi Bashkim Zahaj ka bërë me dije se aktori i njohur shqiptar Guljem Radoja është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, Zahaj shkruan se aktori është i shtruar në spitalin e Durrësit, në pavionin COVID.
Dhe sipas tij është në gjendje të rëndë, duke apeluar për shërbim të specializuar jashtë shtetit.
“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem,”-shkruan ai.
Aktori Radoja, në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role, duke spikatur me atë të Petro Nini Luarasit.
Për meritat e tij artistike Guljem Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.