Steve Burton dhe gruaja e tij, Sheree Burton janë ndarë pas 23 vitesh. Ylli i “General Hospital” njoftoi se ai dhe Sheree, e cila është shtatzënë, nuk janë më bashkë.
Steve Burton shkroi:
“Doja të sqaroja diçka. Sheree dhe unë jemi ndarë. Së fundmi ajo njoftoi se është në pritje të fëmijës së saj të 4-të. Fëmija nuk është i imi”.
Sheree Gustin dhe Steve Burton marrin pjesë në ceremoninë e 46-të vjetore të Emmy Awards në Pasadena Civic Center më 05 maj 2019 në Pasadena, Kaliforni.
Megjithatë, nuk dihet se sa kohë kanë që janë ndarë dhe nëse bëhet fjalë për një tradhti nga ana e ish partneres së tij. Ndërkohë Sheree nuk ka folur ende publikisht për ndarjen e tyre. Kujtojmë që dyshja tre fëmijë së bashku: Makena, Jack dhe Brooklyn. Ata u martuan në vitin 1999.