Për të çmendurit pas “Friends”: Matthew Perry dhe partnerja e tij prej kohësh janë fejuar! Lajmin e ka konfirmuar vetë aktori për People, ku tha:
“Vendosa të fejohem. Fatmirësisht më ndodhi të dal me gruan më të mrekullueshme të planetit gjatë kësaj kohe.”
Në fakt, Matthew Perry dhe e dashura e tij kanë qenë në një lidhje që prej 2018-ës, por vetëm tani zgjodhën ta bëjnë publik lajmin e fejesës.
Aktori i “Friends”, gjatë gjithë kësaj kohe e ka mbajtur marrëdhënien e tij shumë private, duke mos postuar asgjë nëpër rrjete sociale.
Etiketa: fejohet Matthew Perry, Matthew Perry, seriali friends