ShowBizz

Aktori i ‘Godfather’ tregon si e humbi virgjërinë me Marilyn Monroe






               Publikuar në : 19:44 - 23/08/19 |
mapo.al

Aktori i filmit ‘The Godfather’, Gianni Russo ka treguar se si e ka humbur virgjërinë me Marilyn Monroe, kur ishte vetëm 15 vjeç ndërsa ajo 33.

Ai gjithashtu shtoi se u takua me Marilyn Monroen në një sallon flokësh, kur po bëhej gati për xhirimet e filmit ikone, Godfather.


Aktori, tani 75 vjeç, thotë se Monroe do të ishte prapa hekurave nëse kjo gjë do të ndodhte sot.

“Ajo më mësoi çdo gjë. Mendova që isha djali më me fat në botë, por nëse do të ndodhte sot, mendoj se ajo do të arrestohej dhe prindërit e mi do të tentonin që të fitonin para nga kjo punë”, citohet Russo, nga Daily Mail.

“A isha i mërzitur? Jo. Thjeshtë kam bërë seks me yllin më të madh të filmave në Amerikë dhe me seks simbolin e asaj kohe”, shtoi ai.

Pas disa vizitave në sallonin e bukurisë, këshilltari i saj e ftoi Russon në dhomën e hotelit të Marilynit në Waldorf.

Ai e përshkroi atë si të vetmuar në atë dhomë të madhe hoteli, me rroba dhe pjata të hedhura në tokë.

Ylli i filmave u shfaq para tij vetëm me një peshqir të bardhë dhe me një shampanjë në dorë.

“Ajo menjëherë e hoqi peshqirin dhe u fut në dush”, tha ai duke shtuar se: “Zemra po më rrihte fort. Si një idiot, i mbylla sytë, gjë që më bëri të qeshja”.


Etiketa: , , ,

Pas