fbpx

ShowBizz

Aktori i njohur: DiCaprio s’e ka dashur rolin e tij tek “Titanic”





               Publikuar në : 13:26 - 18/10/19 |
mapo.al

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio nuk do ta kishte pranuar rolin “Jack” në filmin “Titanic”, nëse nuk do të ishte për kolegun e tij Paul Rudd.


Ky i fundit është shprehur në një intervistë për “The Graham Norton Show” se ka insistuar vërtetë shumë që DiCaprio ta pranonte rolin e ofruar.



“Babai im ishte një ekspert i anijes “Titanic”; kishte folur për të me njerëz nga anembanë bota. Në ditën e fundit të filmit “Romeo & Juliet”, Leo po më tregonte se kishte marrë një propozim për të luajtur në një film që do të fliste për udhëtimin e fundit të “Titanic” dhe se gjendej në pikëpyetje, për ta pranuar apo jo. Mbaj mend se kam instituar, duke i thënë se duhej ta pranonte me patjetër”-ka treguar Paul Rudd.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas