Aktori i njohur turk, Kivanc Tatlitug ka përfunduar në spital. Mediat turke shkruajnë se Kivanc, i cili është i njohur në Shqipëri për rolin e Kuzey-t, është shtruar pasi dyshohet të jetë helmuar nga ushqimi.
Aktorit i është bërë pastrim stomaku dhe pas dy orëve, nën vëzhgimin e mjekëve, mësohet se është larguar nga spitali. Ndonëse fansat e tij janë alarmuar, situata duket se nuk qenë shumë serioze.
Kujtojmë se Kivanc humbi në fundjavë një njeri mjaft të shtrenjtë në jetën e tij, babain.
Etiketa: Kivanc Tatlitug