Aktori i njohur Woody Harrelson ka rrëfyer për revistën “Esquire” takimin e tij të parë dhe të vetëm me presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Ai ka treguar se përpara 17 viteve ishte pjesë e një darke të mërzitshme që zgjati mbi dy orë e gjysmë, pasi Trump nuk reshte së foluri për veten. Këtë të fundit nuk ka ngurruar ta cilësojë si një njeri që i tejkalon narcistët.
“Në një tryezë normale me katër vetë çdokush do kishte të drejtëne 25% të bisedës, apo jo? Melania pati rreth 0,1 %, mbase. Unë pata 1%. Guvernatori, Jesse, pati rreth 3%. Trump mori gjithë pjesën tjetër. Ishte e tmerrshme dhe m’u desh të dilja për të tymosur një cigare hashash para se të kthehesha tek monopoli i monologut”-është shprehur Harrelson. “Vij nga Hollywood-i. Kam parë narcistë, por ai është përtej. Më çmendi!”-ka vijuar më tej ai.
Etiketa: Woody Harrelson