fbpx

ShowBizz

Aktori rrëfen pengesat në karrierë: S’më tregonin datën e audicionit





               Publikuar në : 13:32 - 08/11/19 |
mapo.al

Aktori i humorit Erdit Asllanaj ka folur së fundmi për angazhimin e tij në  “Portokalli”. I ftuar në emisionin “Lart Poshtë”, Asllanaj rrëfeu se nuk e ka patur aspak të lehtë për të qenë pjesë e spektaklit. Më tej, tregoi se pengesë i është bërë pikërisht një roje, i cili nuk ia tregonte asnjëherë datën e saktë të audicioneve.


“Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje. Unë e pyesja kur fillonin, ai më thoshte që të kthehesha pas dy muajsh. Shkoja përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti. “O prapë ti?! Ik se ke ardhur shpejt, janë pas dy muajsh!”



Një ditë vete unë, ishte ditë me shi dhe më doli prapë roja. Sërish më tha që të kthehesha pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastisa aty me asistent regjisorin. E pyeta dhe më tha: Hajde, se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju, aty filloi rrugëtimi im”-tha Erdit Asllanaj.



Etiketa:

Pas