Aktori Visjan Ukcenaj, ka tërhequr vëmendjen ditën e sotme me një foto të publikuar në profilin e tij në Instagram. Nëpërmjet një kujtimi të vjetër, aktori i njohur i emisionit “Duplex” ka uruar bashkëshorten e tij Jonën në ditën e saj të lindjes.
Çifti shfaqet në një foto të shumë viteve më parë, kur të dy ishin ende shumë të rinj. Ajo që bie më shumë në sy janë flokët e gjatë të Visjanit.
“Gëzuar Ditëlindjen zemër me kete foto plot me lesh. Unë dhe Divini të duam shumë”,- ka shkruar aktori në urimin që shkriu së qeshuri ndjekësit e tij.
Kujtojmë që pak kohë më parë aktori u bë baba i një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Divin.