Aktualitet

Aktori shqiptaro-amerikan Jim Belushi hap lokal shqip në fermën me kanabis





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:48 - 19/06/20 |
mapo.al

Ndërkohë që në Shqipëri është hapur debati për legalizimin e kanabisit një shqiptaro-amerikan e mbjell dhe e tregëton atë publikisht. Bëhet fjalë për aktorin Xhim Belushi i cili së fundi ka hapur edhe një lokal në fermën e tij me kanabis, të emërtuar shqip ‘Engjëll Café’.


Aktori me origjinë shqiptare planifikon të zgjerojë punën e tij në Kaliforni dhe Nevada. Ai bashkëpunon me kompani të mëdha kanabisi, për të krijuar partneritete më kultivuesit, prodhuesit dhe shitësit me pakicë e kështu për të bërë të mundur që marka “Blues Brothers” të bëhet kombëtare dhe ndërkombëtare.


Më herët Xhim Belushi është shprehur se kultivimin e bën për shkak të përfitimeve që ajo jep në mjekësi.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas