Çdo ditë më shumë të rinj kërkojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të huaja. Sigurisht ata kërkojnë një jetë më të mirë dhe të sigurojnë një të ardhme të cilën Shqipëria fatkeqësisht nuk ja ofron.
Të shumtë janë ata studentë që braktisin Shqipërinë për të vazhduar studimet e tyre në vende të huaja kryesisht ato europiane. Ata marrin përsipër këtë insiativë pasi pretendojnë dhe me të drejtë se nëse shkollohesh dikur tjetër mundësitë e punësimit janë më të shumta dhe paga më e kënaqshme.
Një nga temat të cilat bëri bujë në media dhe në opinionin publik ishte dhe shembja e teatrit. Pavarësisht insistimit të shumë aktorëve dhe mbështetësve të tyre për mos shembjen e teatrit ai u prish mëngjesin e 17 majit duke shkaktuar një pikëllim të madh te të gjithë.
Aktori i njohur Genc Fuga ka komentuar sot në emisionin “Ditë e Re” në Ora News atë që ndodhi me Teatrin Kombëtar.
Genci tregoi se i është mirënjohës atyre studentëve dhe të rinjve që vazhdojnë studimet e tyre në Universitetin e Arteve që pavarësisht realitetit të dhimbshëm që shikojnë çdo ditë në televizion duke filluar nga prishja e teatrit ata përsëri zgjedhin të studiojnë këtu.
“Si qytetar dhe si profesor që në konkurim kandidatëve u them falelimnderit. I them faleminderit çdo studenti që ka shkelur në atë universitet. Duke garantuar që do të marri më të mirën dhe ne vërtet japim më të mirën. Si mund të mendohet që të kemi akoma kandidatë dhe studentë kur në televizion shikojmë prishje teatri?
Ai i ri do të krijojë familje dhe do ti betohet gruas së ardhshme që me këtë punë të ndershme të aktrimit, ai muaj për muaj do të paguajë gazin, dritat plus do të rritë edhe fëmijët”– thotë ai.