fbpx

Aktualitet

Aktori turk mesazh në shqip: E kuptoj dhimbjen tuaj, jemi me ju





               Publikuar në : 14:26 - 30/11/19 |
mapo.al

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, është solidarizuar me dhimbjen që shqiptarët po përjetojnë në këto momente, si pasojë e tërmetit. Përmes një postimi në Instastory, aktori i cili është i martuar me modelen shqiptare Almeda Abazi ka publikuar flamurin shqiptar.


Në mbishkrimin e tij në gjuhën shqipe, ai tregon se dhe vendi i tij në vitin 1999 ka përjetuar një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë, si pasojë e të cilit humbën jetën mijëra njerëz. Prandaj dhimbjen që vendi ynë po përjeton, aktori e kupton shumë mirë.



Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë ku humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë mirë, Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi më humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, shkuan Tolgahan në postimin e tij.



Etiketa: , , ,

Pas