Aktori Ibrahim Çelikkol, i njohur si ‘Ferhat’në serialin ‘Dashuri bardhë e zi’ në dhjetor të vitit të kaluar u bë baba për herë të parë.
Bashkëshortja e tij solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Ali.
Çifti ka preferuar të mos e tregojë portretin e djalit në publik duke e mbajtur dhe larg rrjeteve sociale.
Për shkak të pandemisë së koronavirusit, aktori ka patur më shumë kohë për të qëndruar në shtëpi me familjen dhe së fundmi ka publikuar një foto ku shfaqet me djalin. Kjo është hera e parë që Ibrahim Çelikkol publikon një foto ku shfaqet vetëm me të birin.
View this post on Instagram