ShowBizz

Aktorja e njohur heq dorë njëherë e mirë nga “Sex and the City”







               Publikuar në : 13:34 - 14/08/19 |
mapo.al

Filmi i tretë i “Sex and the City” nuk do të ketë si protagoniste kryesore aktoren e njohur Kim Cattrall. Kjo e fundit, e identifikuar prej vitesh me rolin e Samantha Jones, është shprehur për “The Guardian” se ky vendim ka ardhur në sajë të personave që ka punuar.


“E interpretova Samantha Jones sepse e adhuroja “Sex and the City”. Për mua ishte si një bekim. Por, pas filmit të dytë nuk doja ta bëja më. Nuk do të aktroj më kurrë në “Sex and the City”. Në jetë mëson leksione dhe ajo që mësova unë është se dua të punoj me persona pozitivë”-është shprehur 62-vjeçarja, duke thënë më tej: “Nuk e kuptoja, shumë thjesht mund të më zëvendësonin me një tjetër aktore, sesa të humbnin kohë dhe të më bënin objekt bullizmi”.

Ndër vite ka patur debate dhe akuza në distancë me një tjetër aktore protagoniste, Sarah Jessica Parker. Me shumë gjasa, deklarata e saj për median prestigjioze britanike lidhet pikërisht me këtë të fundit.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas