Aktorja e njohur Keira Knightley është bërë sërish nënë. Ajo ka sjellë në jetë disa ditë më parë fëmijën e saj të dytë.
Lajmi është zbuluar vetëm në sajë të një fotografie të publikuar nga “Daily Mail”, ku Keira shihet së bashku me bashkëshortin e saj James Righton duke shëtitur me karrocë anëtarin më të ri të familjes, për të cilin ende nuk dihet gjinia.
Keira Knightley njihet për natyrën e saj diskrete përsa i përket jetës private, ndaj edhe fshehja e shtatzënisë së dytë nuk mund të konsiderohet çudi. Risjellim në vëmendje se aktorja 34-vjeçare është sakaq nëna e një vajze 4-vjeçare.