Aktorja e njohur Jamie Lee Curtis ka folur së fundmi për të kaluarën e saj të vështirë. Në një intervistë për “Vanity”, Curtis rrëfeu se ka qenë e droguar për një kohë mjaft të gjatë dhe se në moshën 40-vjeçare është përjekur të kurohej në disa qendra rehabilitimi.
Duke u ndalur gjatë tek varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese, aktorja rrëfeu se edhe dy anëtarë të familjes së saj kanë qenë të droguar. Madje, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, pikërisht për shkak të një mbidoze heroine.
“E dija që babai im kishte një problem, sepse edhe unë kisha të njëjtin. Kemi ndarë drogën bashkë. Ishte një periudhë gjatë së cilës vetëm unë flisja me të. Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një mbidoze heroine”-ka treguar aktorja 60 vjeçare.