Kryesore

Aktorja Marjana Kondi përplaset me ministren Kumbaro. Zbulohet dialogu me fyerje mes tyre














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:57 - 15/06/18 |
mapo.al

Takimi i djeshëm i artistëve me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj, ka patur përplasje të shumta mes grupit të aktorëve.






Por përveç revoltës që i shprehën kryebashkiakut, gjatë mbledhjes ka pasur edhe një përplasje mes aktores Marjana Kondi dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.


Debati i tyre për pak sa nuk u kthye në një përleshje fizike, pas konfliktit të hapur të kësaj të fundit me drejtorin aktual Hervin Çuli, i cili e pushoi nga puna pas 30 vitesh kontribut në Teatër.







Siç e zbulon edhe vetë aktorja në një sms të siguruar nga “BalkanWeb” gjithçka ka ndodhur kur ministrja i afrohet për t’i dhënë dorën, duke iu drejtuar me emrin e gabuar, “Si je Marjeta?”.




Kondi thotë se ia ka hequr dhunshëm dorën duke iu përgjigjur “Hë mi Hajrie”, mëso emrat e punonjësve të tu një herë, debile, plehrë!”



Aktorja e revoltuar vijon: “Ju të hiqni nga puna natën e të qani ditën. Të jepni edhe dorën!”

Ndërkohë që ministrja, siç ajo thotë e ka tejkaluar situatën, i ka thënë të qetësohet dhe ka vijuar të takojë aktorët e tjerë./BW/

BISEDA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

(Fotoja eshtë shkëputur nga biseda e aktores me një mikeshë)

 

1


Etiketa: , , , ,

Pas