fbpx

ShowBizz

Aktorja ndërroi jetë para pak ditësh, kolegu i saj nervozon fansat





               Publikuar në : 12:56 - 25/06/19 |
mapo.al

Ylli i telenovelave spanjolle Edith Gonzales ka ndërruar jetë prej disa ditësh, e megjithatë, fansat vazhdojnë të jenë të trishtuar. Një pjesë e mirë e tyre i janë kundërvënë kolegut të saj, Ecker, duke e akuzuar këtë të fundit për mungesë ndjeshmërie.


Ai postoi së fundmi në “Instagram” një fotografi për të treguar mëngjesin e tij minimalist, duke e bashkëshoqëruar me shkrimin: “Duke u sjellë mirë këtë mëngjes”. Mirëpo, fansat e Edith janë nervozuar nga kjo shpërfillje publike e Ecker-it. “Çift i bukur te ‘Salome’, por sikur nuk të plasi fare”-i ka shkruar njëri prej tyre.



Telenovela ‘Salome’, ku Ecker dhe Edith ishin protagonistët kryesorë, duhet thënë se ka qenë tepër e ndjekur edhe nga publiku shqiptar.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas