Aktorja Arjola Demiri, e cila kohët e fundit u përfol për rolin e guximshëm ku masturbohej në skenë, ka rrëfyer në emisionin “Ftesë në Pesë” fëmijërinë e kaluar në një vend si Tropoja.
“Në Tropojë ka qenë e vështirë të jesh femër. Gjithmonë kam dashur të jem ai djali shtëpisë, që të isha krahu i prindërve dhe hiqesha si çun për një periudhe kohe. Por ka qenë shumë e vështirë të rritesh në Tropojë. Mentaliteti ka qenë shumë i ashpër. Do mbylleshe në shtëpi që në orën 1 mbas mësimit. Ishte shumë e tmerrshme të ishe vajzë në Tropojë”- ka treguar Arjola.
Më tej, aktorja iu rikthye rolit të saj në shfaqjen “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”. Ajo u shpreh se pjesa ku ajo masturbohet në skenë është trajtuar ashpër në Shqipëri, ndryshe nga ç’ka ndodhur në Kosovë. E megjithatë, Arjola tha se nëse do t’i ofrohet një tjetër rol erotik, nuk do ta refuzonte.
“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” rrëfen historinë e Madalenës, në tri fazat e jetës kyçe të një femre. Aktorja ka performuar me mjaft stil, ndërsa shfaqja e vë publikun përballë situatave të ndryshme që kalon personazhi në fjalë.