ShowBizz

Aktorja shqiptare: Kur isha shtatzënë mësova se kisha tumor në kokë





               Publikuar në : 21:15 - 10/12/19 |
mapo.al

Adriana Matoshi është një prej aktoreve më të suksesshme në trevat shqiptare. Në një intervistë për “Klan Kosova”, ajo ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetën e saj.


Ajo tregoi se në vitin 2012 ishte diagnostikuar me tumor në kokë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.



“E kuptova që nuk ishin simptomat e shtatzënisë, por që në trupin tim kokën time, kisha një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më thirri të luaj te “Kthimi”, njëher i thashë jo se nuk mundem, nuk kam dashur ta dinte askush, aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë, por që ka kaluar me sukses”, ka thënë Matoshi.


Adriana së fundmi ishte pjesë e filmit “Zana”, ku pasi përfundoi xhirimet u detyrua të shkojë tek psikologu për dy muaj radhazi.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas