Aktorja e njohur Adriana Matoshi është vlerësuar me çmim ndërkombëtar për rolin e saj në filmin më të ri “Zana”.
Ajo është shpallur “Aktorja më e mirë” në festivalin “Fantaspoa” në Brazil.
Lajmin e ka bërë të ditur regjisorja e filmit, Antoneta Kastrati, e cila me anë të një postimi përgëzoi aktoren për këtë çmim.
“Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike! Me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar regjistorja.