Aktualitet

AKU gjobit dhe pezullon biznesin italian te ‘Kodra e Diellit'(Video)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 03/08/19 |
mapo.al

Një bzines me pronarë italian, ësht gjobitur dhe i është pezulluar puna te “Kodra e Diellit” në Tiranë. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, biznesi vepronte pa licencë. Fillimishit kanë qënë banorët që kanë denoncuar biznesin për zhurmat, ku një trupë e AKU-së nuk zbuloi asnjë shkelje, por duket se ka hyrë në mes korrupsioni. Trupa ri-inspektuese zbuloi se biznesi ishtë pa licencë, si dhe i gjeti edhe 3 shkelje të tjera.


Njoftimi i AKU-së:


Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë, pas indicios të marrë “denoncim nga një grup banorësh në zonën e Kodrës së Diellit”, ushtroi kontroll në subjektin “Gioacchino Raia”me aktivitet “Tregtim dhe prodhim të produkteve të brumit” dhe përfaqësues ligjor shtetasin italian Gioacchino Raia. Kontrolli i kryer evidentoi se: subjekti inspektohej për herë të parë (nuk ekzistonte në asnjë regjistër të AKU); aktiviteti zhvillohej përgjithësisht konform me ligjin; si dhe përfundoj me dhënien e masës administrative “Paralajmërim”.



Në kushtet kur subjekti inspektohej për herë të parë (7 vjet që operonte në treg në kushte informale) dhe kur pretendimet objekt denoncimi nga banorët nuk u konstatuan, DRAKU Tiranë ndërmori Ri-Inspektim të subjektit (proces i kryer nga një tjetër trup inspektuese). Nga ri-inspektimit rezultoi se: subjekti ushtronte aktivitetin i papajisur me licencën përkatëse; tregtonte produkte të paetiketuara dhe të pa notifikuara; si dhe nuk zbatonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP).


Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit: 3 masa administrative “Gjobë” në vlerën totale 2,200,000 lekë, si dhe “Pezullimin e aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.


Për shkeljet ligjore të konstatuara, trupa ri-inspektuese vendosi ndaj subjektit masat administrative të mëposhtme:
a)” Gjobë” me vlerën 2,000,000 lekë për ushtrim aktiviteti duke mos disponuar licencën përkatëse, 
b) “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
c) “Gjobë” me vlerën  100,000 lekë për mosimplementimin e sistemit të vetëkontrollit, si dhe
d) “Pezullimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme, deri në plotësimin e kërkesave ligjore dhe licencimin.

Me qëllim trajtimin rigoroz të shqetësimeve të qytetarëve, por edhe garantimin e një procesi të rregullt administrativ për operatorin e biznesit, të dy praktikat e inspektimit do të jenë objekt hetimi administrativ nga struktura përgjegjëse të Drejtorisë së Përgjithshme të AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë konsumatorët që të bashkëpunojnë duke denoncuar çdo rast shkelje/abuzimi, duke kontribuar kështu në përmirësimin e mëtejshëm të Sigurisë Ushqimore në vend.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas