Aktualitet

Akulli e ngriu dhe mendimin e fundit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:21 - 12/12/20 |
mapo.al

Cikël poetik nga Marina Gocevska



Përktheu nga origjinali: Adem Abdullahu


Marina Gocevska ka lindur në vitin 1989 në Koçanë. Ka diplomuar në Fakultetin Pedagogjik në Shtip. Ajo momentalisht është e punësuar si edukatore në një Kopsht privat në Koçanë. Aktivisht dhe në kontinuitet shkruan poezi, prozë dhe drama.



Aktiviteti i saj krijues është i pasur, i larmishëm dhe figurativ. Për këtë dëshmojnë diplomat, çmimet, trofetë dhe çertifikatat e panumërta për pjesëmarrje në konkurse, manifestime dhe takime letrare në vend dhe jashtë vendit.



Shkëlqyeshëm noton në ujërat e degës së pedagogjisë, ku dëshmi për këtë janë organizimet dhe ngjarjet e shumta me fëmijët e moshave më te reja. Ka shkruar dy libra: “Kur zemra digjet” – 2017, për të cilin ka marrë Çmimin e Librit për të rinj deri në moshën 17 v jeçare dhe libri i dytë “Dua frymë dashuri” – 2019, për të cilin mori Çmimin Libri i vitit.


Gocevska është shkrimtare aktive dhe e frytshme, e cila i përkushtohet  vetes së saj dhe punës krijuese.

 

GJURMË PAS TEJE

Akulli  e ngriu dhe mendimin e fundit

që ishte përcjellur deri te ti.

Bardhësia ma mjegullos shikimin,

por ma kthjellon mendjen.

Hapat nëpër të cilët shkoja,

ishin fort të mbyllur

në bardhësinë kristalore,

nuk dija vallë është kurth,

apo rrugë nëpër të cilën duhet të ecja

që të arrij deri te ti.

Nata është e ftohtë, mbërdhihi,

gjaku më pulson,

por  eci, shpresoj

dhe të kërkoj.

 

PERËNDIM DIELLI

Ia shtrin dorën

perëndimit të diellit,

 

e nuk e din sa shumë djegin

rrezet e tij.

 

Të hudhesh në ujin

në të cilin

 

rrezet e mëngjesit lahen

dhe e lajnë

 

gjith papastërtinë

që ia ka dhënë nata.

 

STATUJË  NË  NATË

Çeli sytë,

përqafo

atë që mungon.

Krijo statujë jopërsosmërie

dhe lëre

në vetmi nate.

Ndoshta

do ta gjejë pjesën

e magjisë së  përsosur,

e ajo do të të kthejë

nga qelitë e thella

e të zeza.

Thua terr është në natë,

por në rrënojat e zemrës

terri vezullon si katran

skalitur nga hiri i shqtësimit.

 

SHQETËSIM

Nga sytë hiq vellon

që ta sjellin milingonat.

Brinjë të rrudhur

që marrin ajër

dhe si magnet tërhiqen

nga arma e ftohtë.

Hudhi letrat

që i kanë brenjtur minjtë

nga mundimi i pavendosmërisë tënde.

 

ERË TRISHTIMI

Dëgjoj zërin e heshtjes

që përndjek qetësinë

në gjumin time të thellë.

Lulja e jargavanit dhemb

e më duket, si gjuhë e zjarrtë

që prekë sytë e mi.

Shikimi nga qielli peshon,

Peshojnë dhe sytë e mi.

 

IDHËTI MJALTI

Nuk u besoj fjalëve

të thyera në dy pjesë.

As përqafimeve të papërfunduara

që notojnë në heshtje.

Mjalti që rodhi

rrugës së ylbertë

derdhi hidhërimin.

Kështu mbeti i hidhur

dhe djeg zjarr e pa mëshirë.

Pa fjalë ngeli zogu

që fluturoi mbi rrjedhën

e alarmit të rremë.

E gatshme për trazira

Ende më të mëdhaja.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas