KMR

Akulli i Antarktidës transportohet në Arabi






               Publikuar në : 09:24 - 12/07/19 |
mapo.al

Miliarderi nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Abdulla Alshehi, kërkon të bëjë diçka që as nuk ishte menduar më parë. Të dërgojë akull nga Antarktida në vendin e tij.


Sigurisht që të transportosh akullin drejt një vendi ku temperaturat janë gjithmonë të larta, shumica e tij do të shkrijë. Por mesa duket miliarderi i ka marrë parasysh të gjitha. Ai thotë se vetëm 30 % e të gjithë masës prej 8.800 metër kub akull do të shkrijë përgjatë 10 muajve që pritet të zgjasë transportimi.

I gjithë procesi do t’i kushtojë 80 milionë dollarë dhe po bëhet për t’i siguruar qytetarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe ujë të freskët, pasi përdorimi i ujit nga deti ka kosto më të lartë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas